970×90
970×90
970×90
970×90

Thaçi: Kosova beson se gjatë mandatit të Trump do të arrijmë marrëveshje finale me Serbinë

Thaçi: Kosova beson se gjatë mandatit të Trump do të arrijmë marrëveshje finale me Serbinë

Është finalizuar marrëveshja për hapjen e linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë.


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësim të ambasadorit Grenell, para pak çastesh kanë nënshkruar Letrën e shprehjes së interesit për autostrada dhe Letrën e shprehjes së interesit për hekurudha, shkruan Reporteri.net.

Me këtë rast ambasadori Grenell i cili ndërmjetësoi arritjen e kësaj marrëveshje, ka falënderuar të dy palët për siç ka thënë gatishmërinë e treguar për bashkëpunim. Ai ka përsëritur edhe një herë se kur presidenti Trump ia kërkoi të përfshihej në zgjidhjen e problemit mes Kosovës e Serbisë, ai gjithmonë i tha se sa krenar ndihet me ekonominë e fuqishme të Amerikës, dhe andaj ky ishte qëllim synohej të arrihej edhe në Kosovë e Serbi, ekonomi dhe vende të reja pune.

“Ne diskutojmë për çështjet politike, por ajo çka populli duan është punë dhe zhvillim ekonomik. Ne duam të fokusohemi te kjo. Përmes linjave ajrore, hekurudhore dhe autostradave kjo mund të bëhet”, është shprehur Grenell.

Ndërkaq presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se arritja e kësaj marrëveshje do t’i kontribuojë edhe më shumë paqes zhvillim ekonomik në rajon, shkruan Reporteri.net. Ai ka përsëritur edhe një herë se gjatë mandatit të presidentit Trump mund të arrihet marrëveshja finale me Serbinë.

“Është një hap tjetër i kësaj marrëveshjeje së sotme të të progresit pas linjave ajrore Prishtinë-Beograd. Marrëveshja e sotme e hekurudhave dhe autostradave është mesazhi më i mirë që rajoni do të ketë paqe, zhvillim ekonomik, progres dhe vende të punës, çka i duhet njerëzve tonë në Kosovë dhe Serbi”, ka thënë ai. 

Related posts