Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka lidhur sërish me veprimtari kriminale partinë e udhëhequr nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Thaçi në një adresim para mediave e ka akuzuar Kurti dhe siç e ka quajtur “grupin e tij” për shkelje Kushtetuese, për çka ka thënë se duhet të përgjigjen para drejtësisë, shkruan Reporteri.
“Thaçi dhe grupi i tij do të ballafaqohen me drejtësinë për shkak të veprimeve të tyre të kundërligjshme, edhe ai edhe Sveçla e Vitia, që i kanë bërë dëme të mëdha vendit duke shkelur edhe Kushtetutën edhe ligjin”, ka thënë ai.
Ndërkohë derisa ka folur për kërkesën e Kurtit për dorëheqje, Thaçi ka thënë se ka paralajmëruar qysh në fillim se Kurti do të shkojë më herët se presidenti.
“Ai ka ardhë me yryshin e shkarkimit të presidentit por e pata thënë se ka me shku ma herët se presidenti. Është koha që ai dhe grupa e tij të përballen me drejtësinë aktivitete kriminale dhe politike”, u shpreh Thaçi.
Kujtojmë se edhe disa ditë më parë Kurti e kishte quajtur Lëvizjen Vetëvendosje organizatë kriminale.