Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar lidhur me foton e publikuar javë më parë nga vet ai ku shihej duke krasitur pemët në vendlindjen e tij. Kjo komentua shumë në publik, por kryetari i shtetit thotë se ai më shumë mbjellë në politikë.
Kështu është deklaruar sot Thaçi në një intervistë për Syri.net, ku shton se fotografia e publikuar në internet mori shumë reagime, por që sipas tij nuk kishte nevojë për diçka të tillë.
“Ajo fotografi ka qenë më shumë ndihmesë fizike. Unë e kam publikur dhe ajo është komentuar shumë në publik. Por njerëzit mund ta komentojne si të duan.
Unë në politik nuk krasiti, më shumë mbjelli dhe bashkoj.”, ka thënë presidenti, përcjell Gazeta Metro.
Ndryshe, Thaçi kohë më parë publikoi një fotografi në Burojë të Skënderajt ku shihej duke krasitur pemët.
“Në Burojë. Koha e krasitjes së pipave të tepërt”, kishte shkruar Thaçi krahas fotografisë së publikuar.
Kujtojmë se Presidenti ditë më parë ka dekretuar Avdullah Hotin e LDK’së për Kryeministër të vendit, por ky vendim pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese deri më 29 maj.