Presidenti Hashim Thaçi ka biseduar me ndihmëssekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike, Wess Mitchell. Temë e kësaj bisede telefonike, siç njofton presidenti Thaçi ka qenë faza finale e dialogut me Serbinë
Përmes një postimi në Facebook, presidenti Thaçi tregoi se me Mitchell u pajtuan që të intensifikohen bisedimet me Serbinë deri në arritjen e marrëveshjes finale mes shteteve.
Ky është shkrimi i plotë i Presidentit:
Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, me të cilin bashkëbiseduam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ne u pajtuam për intensifikimin e dialogut dhe domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, ligjërisht obliguese me Serbinë. Dialogu dhe marrëveshja përfundimtare janë mënyrë e vetme për t’i hapur rrugë integrimeve euroatlantike për Kosovën dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.
Kosova, si gjithmonë, gëzon mbështetjen e palëkundur amerikane edhe në fazën e fundit përfundimtare të këtij procesi të vështirë, por jo të pamundur për t’u përmbyllur me marrëveshje. HTH