Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se Festën e Pashkëve e ka pritur me klerikë fetarë dhe krerë institucionalë në Ipeshkvinë e Kosovës.
Ai përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka thënë se kjo festë të jetë shembull i tolerancës dhe harmonisë në shoqëri .
“Festën e Pashkëve, bashkë me klerikë fetarë dhe krerë institucionalë, e kremtuam në Ipeshkvinë e Kosovës. Le të na shërbejë kjo festë për më shumë tolerancë, mirëkuptim e harmoni në shoqërinë tone”, ka shkruar Thaçi.