
Ajo ka theksuar se Hahn ka ofruar ndihmën e tij për arritjen e zgjidhjeve të shpejta dhe praktike për çështjen e tregtisë.
Në pyetjen e “Tanjugut” nëse BE-ja planifikon të ndërmarrë ndonjë masë si pasojë e taksës së Kosovës ndaj mallrave serbe, ajo ka thënë se MSA-ja parasheh mekanizma përmes së cilëve do të zgjidheshin çështjet e hapura mes BE-së dhe Kosovës.
“Ajo përfshin kontaktet bilaterale dhe vendosjen e kësaj çështjeje në agjendën e përbashkët, siç janë Këshilli i Stabilizim Asociimit. Në rastin e Kosovës, takimi i radhës i Këshillit është planifikuar për pjesën e dytë të dhjetorit”, ka thënë Kocijançiç, përcjell koha.net.
Jozyrtarisht, “Tanjug” ka mësuar se Këshilli për Stabilizim dhe Asociim BE-Kosovë është caktuar për 17 dhjetor, ndërsa Këshilli për Stabilizim dhe Asociim BE-Serbi për 18 dhjetor në Bruksel.
Maja Kocijançiq ka përsëritur se me rastin e ngritjes së taksës në 100 për qind për mallrat serbe, BE-ja “qartazi ka kërkuar tërheqjen e saj”.
“Komisari Hahn është në kontakt me të dy liderët të cilët janë pajtuar që duhet me urgjencë të qetësohen dhe ulen tensionet në interes të tërë rajonit”, tha Kocijançiq.