
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një mesazh Bashkimit Evropian (BE) se nëse procesi i liberalizimit të vizave nuk ndodhë së shpejti për Kosovën, atëherë kosovarët do të jenë të detyruar që të pajisen me pasaporta të Shqipërisë, transmeton Gazeta Metro.
Thaçi ka deklaruar se nëse BE nuk e përshpejton procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët, atëherë atyre nuk do të ju mbetet rrugë tjetër pos të pajisen me pasaportë të Shqipërisë.
Madje presidenti i vendit ka thënë se hapa konkret duhet të ketë edhe nga shteti i Shqipërisë, sipas tij autoritetet shqiptare do të duhet të jetë më gjeneroze lidhur me këtë aspekt.
“Për aq sa vonohet Bashkimi Evropian institucionet e Shqipërisë do të duhet të ishin shumë ma gjeneroze për të dhënë shtetësinë dhe pasaportën dhe vizat, qytetarët e Kosovës nuk kanë adresë tjetër tash. Unë mendojë që sa ma shuam që vonohet Bashkimi Evropian aq ma shuam do të duhet të ipet shtetësia dhe pasaporta për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Thaçi për Top Channel.
Thaçi po ashtu ka përshëndetur qëndrimin e Tiranës zyrtare dhe mbështetjen e përkrahjen e vazhdueshme që po i bënë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë./