Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se institucionet e vendit duhet të jenë të bashkuara për të realizuar dialogun final mes Kosovës e Serbisë.
Ai ka thënë se njohja reciproke mes të dyja shteteve, është një zgjidhje dhe vendim i së ardhmes për vendin, madje ai ka potencuar se ShBA-të dhe BE-ja duhet të garantojë Kosovën se të gjitha marrëveshjet do të zbatohen.
“Ne besojmë që Bashkimi Europian por edhe SHBA-të të jenë garantues për arritjen e kësaj marrëveshjeje të madhe për të verifikuar dhe garantuar atë. Ne e dijmë se çka duam si Kosovë, por s’mund të shtyhet e as të zvarritet dialogu”, ka thënë Thaçi në konferencën “Skenarët e finales së madhe mes Kosovës e Serbisë’’