970×90
970×90
970×90
970×90

Thaçi: Bajram Rexhepi do të mbahet mend si demokrat dhe tolerant

Thaçi: Bajram Rexhepi do të mbahet mend si demokrat dhe tolerant

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar ish-kryeministrin Bajram Rexhepi, me rastin e njëvjetorit të vdekjes se tij.

Thaçi ka thënë se Rexhepi do të mbahet mend si njeri tolerant dhe fisnik.

“Dje u bë një vit nga vdekja e ish kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, që prapa vete la një trashëgimi të pasur si humanist, doktor i luftës, lider politik, kryeministër dhe bartës i funksioneve të tjera të larta shtetërore. Ish kryeministri Bajram Rexhepi do të mbahet mend për kulturën e lartë demokratike, shpirtin tolerant, frymën fisnike dhe modestinë njerëzore, si vlera që i reflektoi dhe i shpërndau me të tjerët, qoftë para luftës, gjatë viteve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe në kohën e rindërtimit të Kosovës. Jemi krenarë që Kosova ka dhënë një profil politikani dhe burrështetasi si Bajram Rexhepi”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Related posts