
Thaçi do të marrë pjesë në ceremonitë mortore dhe varrimin e ish-presidentit të ndjerë amerikan, George H.W. Bush.
Presidenti Thaçi ka arritur në SHBA, ku do të marrë pjesë në ceremonitë mortore dhe varrimin e ish-presidentit të ndjerë amerikan, George H.W. Bush.
Për arritjen në SHBA, Thaçi ka njoftuar vetë në llogarinë e tij në Instagram.
“Sapo kam arritur në SHBA, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të presidentit Geroge H. W. Bush. Ai ishte një mik i madh i Kosovës”, ka shkruar Thaçi.