970×90
970×90

Thaçi, Anton Qunit: Ti je mercenar, në Kosovë ke hyrë pasi që ka hyrë NATO

Thaçi, Anton Qunit: Ti je mercenar, në Kosovë ke hyrë pasi që ka hyrë NATO


Pasi që deputeti i LDK-së, Anton Quni i tha presidentit Thaçi se është frikësuar në luftë, shefi i shtetit ia ka kthyer ashpër atij.

“Ti je frikacakt, je kon në luftë me korrespodencë. Asnjë ditë nuk ke qenë në Kosovë. Ti s’din çka është lufta, ke gjuajt nga Shqipëria. Kurrë në Kosovë nuk ke hy e as nuk ke luftu”, ka thënë Thaçi gjatë debatit në Komisioni për dëbimin e ‘gylenistëve’. 

Ai tutje i tha se Anton Quni është mercenar, sepse ka luftu me pagesë. 

“Duhet me të ardh marre për shumë sene atje që kanë ndodh. Ti je mercenar, asnjë ditë luftë nuk e ki në territorin e Kosovës”, ka thënë Thaçi tutje.

“Je Boshko Buha, mercenar. Dhe në Kosovë ke hyrë pasi ka hyrë NATO”, tha në fund ai. /Ballkani.info/

Related posts