![Tezakja e presidentes në krye të AZhB-së](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/03705427-C174-4020-8F3A-5038E2FED553.png)
Qeveria e Kosovës, ashtu siç ka raportuar Demokracia.com e ka miratuar sot propozim-vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për emërimin e Venera Çerkinit, vajzës së tezës të presidentes Vjosa Osmani, në pozitën e drejtoreshës së një agjencie brenda Ministrisë së Bujqësisë.
Venera Çerkini është përzgjedhur kandidatja më e suksesshme për pozitën e drejtoreshës së Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë (AZhB), sipas vlerësimit të një komisioni shtetëror pranues.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka propozuar sot vendimin për emërimin e Venera Çerkinit në pozitën e drejtoreshës së AZhB-së. Kabineti qeveritar e ka miratuar me shumicë të votave propozimin e Sveçlës.
Emërimi i Çerkinit në këtë pozicion është në shpërputhje të madhe me vlerësimin që e kanë bërë britanikët në këtë konkurs. Kjo pasi që në vlerësimin e ekspertëve të Ambasadës së Britanisë në Kosovë, Çerkini nuk është as në listën e ngushtë të kandidatëve që do të duhej të zgjidheshin në këtë pozitë.