970×90
970×90
970×90
970×90

Tërmkolli: LDK nuk ka kryetar, po udhëhiqet “me shtatë krena”

Tërmkolli: LDK nuk ka kryetar, po udhëhiqet “me shtatë krena”

Tërmkolli: LDK nuk ka kryetar, po udhëhiqet “me shtatë krena”
Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kërkuar mobilizim nga krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që të veprojnë në rrethanat kur, siç thotë ajo, partia është pa kryetar.

Tërmoklli, përmes një postimi në Facebook, ka thënëse “LDK po udhëhiqet ‘me shtatë krena’, që do të thotë me asnjë, me askënd.

Ajo thotë se “LDK të gjendet pa kryetar, pa strategji vepruese, pa orientim të qartë për vendin! As qeveria, as politikat skajshmërisht të dëmshme të Presidentit aktual a kujtdo qoftë, nuk ‘rrëzohen’ me LDK-në, në gjendjen në të cilën është, me deklarata ‘ad hock’ e të vakëta të ndonjë zyrtari të saj”.

Postimi i plotë i Tërmkollit:

“LDK, koha për veprim!

LDK nuk ka kryetar!. Nominalisht po, realisht jo. Kushdo që pretendon të kundërtën, bën veҁ hipokritin dhe tregon qyqarllëk. LDK, po udhëhiqet “me shtatë krena”, që do të thotë me asnjë, me askënd. Nëse është ndryshe, le të argumentojë kush të dojë.

Është komoditet tepër i madh për LDK-në, për Kosovën, që në këto rrethana politike, ndoshta më të rëndat pas vitit 1999, LDK të gjendet pa kryetar, pa strategji vepruese, pa orientim të qartë për vendin! As qeveria, as politikat skajshmërisht të dëmshme të Presidentit aktual a kujtdo ҁoftë, nuk “rrëzohen” me LDK-në, në gjendjen në të cilën është, me deklarata “ad hock” e të vakëta të ndonjë zyrtari të saj.

Përgjegjësia politike historike, nuk bie vetëm mbi ata që veprojnë dëmshëm. Përgjegjësia, në veҁanti bie mbi ata që supozohet se mund të bëjnë mirë, siҁ mund të bëjë LDK-ja, e që nuk veprojnë. Një përgjegjësi të tillë, udhëheqja aktuale “kolektive” e LDK-së, nuk ka të drejtë t’ia faturojë LDK-së. Është faturë e rëndë për një parti nacionale, demokratike e orientimit perëndimor, themeluese e shtetit të pavarur, vazhduese e filozofisë politike kombëtare të Presidentit Rugova.

Urtia është vlerë, dije, guxim, atdhetari, veprim e jo dobësi, ligështim, shtrirje e qafës para të keqes.

LDK, është koha të ngjallet, ta ruajë e ta mbrojë shtetin, vlerat nacionale demokratike, me të gjithë përkrahësit, brenda e jashtë dhe me të gjithë miqtë e Kosovës!” (sic), ka shkruar Tërmkolli. /Telegrafi/

Related posts