970×90
970×90
970×90
970×90

Tërmeti në Vlorë: Banorët rrëfejnë momentet e frikshme (Video)

Tërmeti në Vlorë: Banorët rrëfejnë momentet e frikshme (Video)

Një tërmet i fuqishëm ka goditur rajonin e Vlorës mbrëmjen e djeshme, duke terrorizuar banorët.

Sipas informacioneve mësohet se epiqendra ka qenë në disa fshatra të Vlorës, ku dhe lëkundja ka qenë më e fortë.

Banorët në zonën e Selenicës në Vlorë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga lëkundjet e tërmetit kanë rrëfyer momentet e frikshme.

Një banor thotë se lëkundjet ishin të forta, aq sa filluan të binin edhe gurë nga mali.

“Në shtatë e gjysmë unë isha te shtëpia ime dhe e ndjeva fort dhe u tremba. Qe aq e madhe sa ranë dhe gurë nga mali, pastaj pati lëkundje gjatë natës. Unë isha me djalin, djali fjeti jashtë, por lëkundej shtëpia”, shprehet banori.

Po ashtu ata thonë se vitet e fundit nuk ka pasur lëkundje tërmeti.

Ndërsa prefekti tha se nesër në orën 12:00 do të mbledhë shtabin e emergjencave.

Prefekti: Unë kam folur me kreun e bashkisë Selenicë dhe nesër në orën 12:00 do të mbledh shtabin e emergjencave.

Duke patur parasysh që tërmeti i parë ka ndodhur në datë 14 dhe i fundit sot në mëngjes kam porositur që të bëjnë kujdes, sidomos në zonat e rrezikshme i kam thënë që të rrinë jashtë banesave që rrezikohen nga këta shkëmbinj.

Related posts