970×90
970×90

Tërmeti në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes shpalos detaje

Tërmeti në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes shpalos detaje

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëria ka dhënë detaje pas tërmetit që ka lëkundur vendin në orët e vona të së dielës.

Sipas Ministrisë tërmeti ka shkaktuar dëme të lehta në Xibër të bashkisë Klos.

Tutje nga kjo ministri kanë bërë të ditur se gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.

“Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit”. – thuhet në njoftim, raporton A2.

Related posts