970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë pak minuta pas mesnate në Elbasan, Tiranë dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë. 

Të dhënat sizmike tregojnë se tërmeti që u ndje në ora 00:17 ishte i shkallës 4.6 magnitudë, raporton gazeta online Reporteri.net.

Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, tërmeti kishte thellësi 10 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 27 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 10 kilometra në verilindje të Lushnjës, derisa lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë, Durrës e Vlorë.

Related posts