
Stefan Härtel eshte terhequr nga lufta per shkaqe shendetsore, kurse Ronny Landaeta shpallet kundershtar i ri per 17 Nentor ne Dessau te Gjermanise!
Lufta me Härtel do ishte shume interesante, por me Ronny Landaeta vjen nje kundershtar akoma me i rrezikshem per Boksierin me te suksesshem shqiptar Robin Haxhi Krasniqi.
Landaeta 16-0-0 eshte i pamposhtur, ai ne muajin e kaluar u be Kampion i Bashkimit Evropian ne kategorine super te mesme (ne kuader te Federates EBU), kurse me 17 Nentor vjen shansa e madhe per te, dueli me Krasniqin.
I pamposhturi Ronny Landaeta eshte gjithashtu Kampion i padiskutueshem i Spanjes ne kategorine super te mesme.
Dueli Krasniqi vs. Landaeta do te mbahet me 17.11.2018 (kete te Shtune) ne Dessau te Gjermanise (Anhalt Arena) dhe do te transmetohet direkt ne televizionin gjerman MDR si dhe ne platformen madheshtore Shqiptare Artmotion & Artsport