970×90
970×90
970×90
970×90

Tentoi të ndërlidhë Kosovën me ‘referendumet’ e Putin në Ukrainë, Zelensky i reagon Elon Musk

Tentoi të ndërlidhë Kosovën me ‘referendumet’ e Putin në Ukrainë, Zelensky i reagon Elon Musk

Pronari i Teslas, Elon Musk e ka krahasuar situatën në Kosovë me atë në Donbas dhe Krime, rajone  këto të Ukrainës të pushtuara nga Rusia.

Musk ka shkruar se qytetarët e Donbasit e Krimesë duhet lënë të vendosin nëse duan të jenë pjesë e Rusisë apo Ukrainës.

Ai e ka hapur një anketë në llogarinë e tij në Twitter duke propozuar që të mbahet një referendum se me kë duan që të jenë këto dy territore, me Ukrainën apo Rusinë.

“Le ta provojmë këtë: vullneti i njerëzve që jetojnë në Donbas dhe Krime duhet të vendosë se a janë pjesë e Rusisë apo Ukrainës”, ka shkruar ai.

I pyetur nga një ndjekës se a po tenton ta legjitimojë pseudorefendumin që ndodhi nën kushte persekutimi, tortura dhe ekzekutime, Elon Musk sugjeroi që të votimi të zhvillohet nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara.

Më pas ai e ka sugjeruar një qasje të ngjashme për këto territore siç ishte bërë me Kosovën, por pa e elaboruar më qartë se çfarë donte të thoshte me këtë.

“Ndoshta një qasje të ngjashme si me Kosovën?” ka shkruar Musk dhe ia ka bashkëngjitur artikullin e Britannica për Kosovën.

Ndaj postimit të Musk ka reaguar edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke postuar një sondazh duke pyetur a e duan më tepër Muskun që përkrah Ukrainën apo atë që përkrah Rusinë. Pas më tepër se 1 orë janë bërë mbi 916 mijë vota dhe 84.6 për qind thonë Muskun që e do Ukrainën.

Related posts