Ashtu si këto javët e fundit, opozita ka përdorur të njëjtin skenar në seancën parlamentare.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi mori fjalën për të dënuar dhunën në protestë ndaj gazetarit Bledi Kasmi.
Por pas përfundimit të kohës së procedurës, Gramoz Ruçi i mbylli mikrofonin.
Kjo ka sjellë bllokimin e foltores nga ana e opozitës.
Pas këtij incidenti Ruçi ndërpreu seancën, ndërsa Albana Vokshi e vijoi fjalën duke u transmetuar live në rrjetet sociale.
Kjo është e disata javë që opozita përdor të njëjtin skenar duke bllokuar punimet normale të parlamentit./