Tenori me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij të thellë për mikun e tij, Esat Liken, me një mesazh në rrjetet sociale. Lahaj, i njohur për zërin dhe performancat e tij mbresëlënëse në skena të njohura botërore. Shkruan “Gazeta Projekti”.
Në postimin e tij, Lahaj citoi: “Miqësia e një burri është një nga matjet më të mira të vlerës së tij.” Kjo frazë e fuqishme reflekton thellësinë e lidhjes dhe ndjenjat e ndërsjella të respektit që ai ndan me biznismenin e suksesshëm shqiptar, Esat Liken.
Ramë Lahaj dhe Esat Likja si duket kanë një miqësi të fortë, të cilën tenori e ka shprehur publikisht. Ky mesazh është një tjetër dëshmi e afërsisë së tyre dhe e vlerave të larta që Lahaj kultivon në raportet njerëzore.