970×90
970×90

Televizionet kosovare nuk po i’a lejojnë transmetimin e emisionit Kreshnik Ibrahimit

Televizionet kosovare nuk po i’a lejojnë transmetimin e emisionit Kreshnik Ibrahimit

Aktori dhe prodhuesi i emisionit “Ich Bin Albaner”, Kreshnik Ibrahimi ka njoftuar se televizionet tona nuk po ia mundësojnë transmetimin e televizionit të tij. Ai, përmes një njoftimi në rrjetin e tij Facebook, ka thënë se Televizioni ATV pa paralajmërim i’a ka shkëputur marrëveshjen. 

Lajmi i Plotë.

Të dashur miq,vllezer dhe motra në Diasporë dhe ane e mbane trevave shqiptare… me lejoni qe te ndaj kte lajm me ju!
Pas 3 vitesh Transmetimi televiziv te Emisionit „Ich bin Albaner“ tashme ky emision nuk do transmetohet ne Television!
Nje vit Transmetim ne RTV Dukagjini,nje vit transmetim ne Televisionin T7 dhe kte vit ishte ne Transmetim ne Televisionin ATV…kta te fundit para 3 javesh heqen Transmetimin e kti Emisioni pa asnje paraljmerim…

Te dashur vllezer dhe motra jam shum i Lumtur dhe krenar per veten,stafin dhe bashkpuntoret e mi qe kemi krijuar Projektin me te ndjekur ne Histori te Diaspores Shqiptare,kjo gje me motivon dhe me teper ne rrugetimin tim Artistik!

Pavarsisht qe ndjehem i tradhetuar nga Medjumet e Kosoves te cilet te vetmit emision te mirfillt te Diaspores i kan mbyllur deren…une do vazhdoj çdo dit dhe me shum te krijoj kte Emision akoma dhe me cilsi,akoma dhe me teper dashuri per Diasporen!

Ju Televisione mund te ndaloni Transmetimin,por kurr ne Jet nuk do mund ti ndaloni Miljona shikues te kti Emision,ju nuk do mund te ndaloni Dashurin time per Artin,dhe nuk do ndaloni Diasporen te ket vendin qe meriton ne Ekranin Shqiptar!

Tashme Videot e Emisionit tone do transmetohet vetem ketu ne Faqen time dhe ne Kanalin tone zyrtar ne YouTube „Ich bin Albaner“

Ju ftoj te gjithve te shperndani Videot tona,tashme une dhe ky Emision ju kemi vetem ju…ju Publiku jon i mrekullushem qe na mbeshtetni çdo dit!

Ju Falenderoj nga Zemra.

Related posts