
Telekomi i Kosovës asht ba dera e parë për punësime te familiareve te njerezve me pushtet.
28-vjeçari Genc Nitaj, mori kontratën me 28 Gusht të vitit të kaluem, si zyrtar i marketingut në këtë ndërmarrje, raporton KTV.
Genci asht djali i deputetit të AAK, ish-gazetarit Muharrem Nitaj.
Nitaj ka mohue se e ka përdor autoritetin e tij për me punësue të birin. Simbas Nitaj, djali u punësue me meritë dhe ka kualifikim ma të naltë sesa pozita që e mban aktualisht, e që asht zyrtar i marketingut.
Donika Kadaj-Bujupi, që u kthye në AAK mbas Vetëvendosjes, gjithashtu ka të punësuem familjarë në Telekom.
Prej 1 Gushti 2018, Naser Bujupi, bashkëshorti i saj, u punësue agjent i shitjes në Telekom.
Ajo tha se bashkëshorti i saj asht jurist dhe për 20 vjet ka qenë i papunë.
Sipas një raporti zyrtar të Telekomit, 234 persona janë punësue në periudhën Fror 2018-2019.
Në total, Telekomi ka 2 mijë e 540 punëtorë, për dallim prej 2 mijë e 295 sa kishte në vitin 2016./KTV