970×90
970×90

Të shtënat me armë zjarri në mesnatë afër rrugës B, plumbat kanë dëmtuar edhe disa vetura

Të shtënat me armë zjarri në mesnatë afër rrugës B, plumbat kanë dëmtuar edhe disa vetura

Të shtëna me armë janë dëgjuar në mesnatë afër rrugës B në Prishtinë. 

Sipas raportimeve të para, plumbat kanë goditur edhe disa vetura të parkuara në afërsi të vendit të ngjarjes.

Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar.

Sipas disa videove të publikuara në rrjete sociale, pas rastit në rrugën B ka pasur prani të shtuar të forcave të Policisë së Kosovës.

Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës.

Related posts