970×90
970×90

Të shtëna me armë nga dy vetura në lëvizje në Prishtinë, flet Policia

Të shtëna me armë nga dy vetura në lëvizje në Prishtinë, flet Policia

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 17:00 në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i cili tha se disa persona të dyshuar kanë shtënë me armë nga dy vetura në lëvizje.

“Për momentin mund të konfirmoj se rreth orës 17:10 është pranuar një informatë për gjuajtje me armë në Rr.”Xheladin Hana” në Prishtinë”.

“Persona të dyshuar, nga dy vetura në lëvizje, kanë shtënë me armë. Policia ka dal në vend-ngjarje, për të informata tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë Krasniqi.

Related posts