970×90
970×90

Të rejat e fundit për formacionin e Kosovës, Gliha në pjesën e parë do të mbrohet

Të rejat e fundit për formacionin e Kosovës, Gliha në pjesën e parë do të mbrohet

Kosova dhe Zvicra sot do të ballafaqohen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.

Sipas drejtorit për futboll në Armotion, Arlind Sadiku, trajneri Primoz Ghila ka vendosur që në pjesën e parë pritet të luaj lojë defansive, kurse në pjesën e dytë me disa zëvendësime pritet të sulmoj.

Në formacion, Edon Zhegrova nuk pritët të jetë titullar, në vend të tij pritet të hyjë Bernard Berisha.

Po, ashtu Mërgim Vojvoda është në dyshim për të startuar pas një lëndimi në stërvitje, vendimi pritët të merret pak para fillimit të ndeshjes.

Nëse, Vojvoda nuk starton, në vendin të tij pritet të futet Florent Hadërgjonaj.

Gjithashtu nga fillimi nuk do të jetë as Florent Muslija, teksa në vend të tij pritet të luajë Florian Loshaj.

Related posts