
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë mbetur të lënduar.

Zëdhënësi për media i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Naim Sahiti për Indeksonline ka thënë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Janë pranuar tre persona të lënduar si pasojë e aksidentit. Të tretë janë jashtë rrezikut për jetë. Ata janë këtu dhe po marrin trajtim nga shërbimi spitalor i Pejës”, ka thënë Sahiti./I