Triologjia e Francis Ford Coppola “The Godfather” (Kumbari) është një dituri e gjallë.
Edhe pse një sagë e shkurtër epike krimi, ajo është e mbushur me thënie të mençura që mund të na shërbejnë si këshilla në jetë.
Ja 20 prej tyre që mund të ndiqni në fillim dhe në fund të tyre, do të njiheni me 15 fakte të rralla që nuk i dinit për triologjinë e famshme…
1 – “Mbaji miqtë afër … por armiqtë edhe më afër” – Al Pacino (Michael Corleone)
2 – “Lini armët, merrni ëmbëlsirat” – Richard Castellano (Clemenza)
3 – “Financa është një armë. Politika është ajo që tërheq këmbëzën” – Enzo Robutti (Don Lucchesi)
4 – “Një burrë që nuk shpenzon kohë me familjen e tij, nuk është burrë” – Marlon Brando (Vito Corleone)
5 – “Kurrë mos i urre armiqtë. Të ndikon në gjykim” – Al Pacino (Michael Corleone)
6 – “Ky është biznes, mos e merr personale” – Robert Duvall (Tom Hagen)
7 – “Shëndeti i mirë është gjëja më e rëndësishme, më shumë se sa suksesi, më shumë se paratë, e më shumë se pushteti” – Lee Strasberg (Hyman Roth)
8 – “Në Siçili femrat janë më të rrezikshme se armët” – Franco Citti (Calo)
9 – “Do t’i bëj një ofertë që nuk mund ta refuzojë” – Marlon Brando (Vito Corleone)
10 – “Vetëm miqtë e vërtetë mund të të tradhtojnë”- Marlon Brando (Vito Corleone)
11 – “Sa më shumë të sëmuresh, aq më i zgjuar bëhesh” – Diane Keaton (Kay Corleone)
12 – “Femrave dhe fëmijëve u lejohet të jenë të pakujdesshëm, por jo burrave” – Marlon Brando (Vito Corleone)
13 – “Duket se në botën e sotme pushteti për të larë borxhin është më i madh se fuqia e faljes” – Donal Donnelly (Peshkopi Gilday)
14 – “Të jesh njeri i ndershëm është e rrezikshme” – Al Pacino (Michael Corleone)
15 – “Politika dhe krimi janë e njëjta gjë”. – Al Pacino (Michael Corleone)
16 – “Asnjë siçilian nuk refuzon asnjë kërkesë në ditën e dasmës së vajzës së tij” – Robert Duvall (Tom Hagen)
17 – “Refuzimi nuk është vepër e një miku” – Richard Conte (Don Barzini)
18 – “Pushteti korrupton ata që nuk e kanë atë” – Franco Citti (Calo)
19 – “Nëse çdo gjë në jetë do të ishte e sigurtë, nëse historia do të na kishte mësuar diçka, është se mund të vrasësh këdo” – Al Pacino (Michael Corleone)
20 – “Kurrë mos u bashko me dikë tjetër për të dalë kundër familjes…Kurrë” – Al Pacino (Michael Corleone).