Para pak orësh është bërë konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe me shumicë votash është zgjedhur kryeparlamentar Glauk Konjufca, shkruan Ballkani.info.
Konjufca tashmë do të jetë kryetar i ri i Kuvendit, mirëpo një person aty afër e ka që nga legjislatura të mëhershme.
Në të majtën e Konjufcës, është personi që nuk ka ndryshuar pavarësisht gjitha pushteteve tjera.
Njeriu i cili i kishte qëndruar pranë Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, Vjosa Osmanit e tashmë edhe Glauk Konjufcës është sekretari i Përgjitshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi.
Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm përbëhet nga dy Drejtoritë e Përgjithshme dhe njësitë organizative:
a. Drejtoria e Përgjithshme për Çështje Ligjore dhe Procedurale;
b. Drejtoria e Përgjithshme e Administratës.
• Drejtoria për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare;
• Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun;
• Drejtoria për Prokurim. Nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë të Sekretarit të Përgjithshëm janë edhe:
• Auditori i Brendshëm, dhe
• Zyrtari Certifikues për Financa.