970×90
970×90

Të enjten nisin punimet për stadiumin modern të Gjakovës

Të enjten nisin punimet për stadiumin modern të Gjakovës

Qyteti i Gjakovës po bëhet me stadium të ri.

Ditën e enjte, në Gjakovë nisin punimet për fazën e parë të ndërtimit të stadiumit modern të futbollit.

Në këtë ceremoni, do të marrin pjesë ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, shkruan lajmi.net.

Këtë detaje janë zbuluar në faqen e Kuvendit Komunal të Gjakovës në Facebook:

Nesër, më datë 21 Maj 2020, (e Enjte), Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi solemnisht i nisin punimet e fazës së parë të ndërtimit të stadiumit modern në qytetin e Gjakovës.

Stadiumi është projektuar nga Komuna e Gjakovës dhe financohet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Një projekt që e kemi pritur gjatë dhe që më në fund po bëhet realitet!

Urime të gjithëve!

Related posts