
Kida dhe Mozzik janë dy prej artistëve më të dashur të skenës muzikore shqiptare.
Mozzik dhe Kida fillet e karrierës së tyre në muzikë i nisën në grupin “On Records”, por tani asnjëri nuk janë pjesë e këtij labeli, shkruan lajmi.net.
Pas largimit nga ky label, kanë qarkulluar thashetheme lidhur me raportet që Mozzik ka me Kidën.
Por, videoja që Mozzik publikoi së fundi në InstaStory, sqaron më së miri se raportet e tyre janë mira.
Teksa po udhëtonin bashkë me Loredanën në veturë, çifti po argëtoheshin nën ritmet e këngës “Tela” të Kidës në duet me Ermal Fejzullahun, madje Mozzik e etiketoi këngëtaren në video.