
Reperja nga Prizreni, Doruntina Shala apo siç njihet me emrin artistik, Tayna, vazhdon të jetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale.
Bukuroshja që për një kohë të shkurtër ka mbledhur mbi një milion ndjekës në Instagram, ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.
Këtë herë, ajo ka ripostuar disa fotografi nga palestra e cila shfaqet në formë të mrekullueshme.

Tayna (Foto: Instagram)
Bukuroshja shqiptare ka vënë në fokus fizikun atraktiv, ndërsa siç shihet i kushton një përkujdesje të veçantë me ushtrime të njëpasnjëshme.
Ajo duket të jetë e veshur me një kostum të gjelbër sportiv, i cili e shfaq akoma më provokuese.

Tayna (Foto: Instagram)
Sido që të jetë, artistja e njohur po korrë suksese të mëdha edhe në karrierë, gjersa momentalisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Qe Qe”.
Për vetëm një muaj, projekti ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube.