
Tayna ka sjellë për fansat një tjetër projekt muzikor, këtë herë një bashkëpunim ndërkombëtar me emra të njohur të skenës: Summer Cem, Geenaro dhe Ghana Beats.
Kënga e re, e publikuar këtë të diel, titullohet “Late Night” dhe vjen me një ritëm energjik, tipik për stilin modern që përfaqësojnë artistët pjesëmarrës.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë Tayna dhe reperi gjerman Summer Cem, ndërsa për producimin muzikor janë kujdesur Geenaro, Ghana Beats dhe Tigran.

Videoklipi, i cili shoqëron projektin, është realizuar nga produksioni i njohur Entermedia, duke sjellë pamje dinamike dhe atmosferë urbane që përputhen me energjinë e këngës.
Ky nuk është i vetmi projekt i Taynës këtë verë.

Artistja nga Prizreni ka qenë mjaft aktive në tregun muzikor, duke publikuar disa këngë të tjera që janë pritur mirë nga publiku dhe kanë mbledhur miliona klikime në YouTube e platformat e tjera muzikore.
“Late Night” shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën ndërkombëtare të Taynës, e cila vazhdon të konsolidojë pozicionin e saj si një nga artistet më të suksesshme shqiptare në tregun evropian të muzikës.