
Tayna tani është një këngëtare e diplomuar, por nga një degë shkencore.
Tayna është një nga këngëtaret më të angazhuara në estradën shqiptare, si me projekte muzikore ashtu edhe me koncerte të ndryshme.
Por kjo nuk e ka ndalur reperen të kurorëzohet me një diplomë në shkollimin e lartë, ajo ka përfunduar studimet në një universitet privat dega ‘Shkenca kompjuterike’.
Këtë e bëri të ditur vet këngëtarja me anë të një fotografie të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, shkruan lajmi.net.
Ku nuk i munguan as komentet provokative të ndjekësve të cilët akuzojnë këngëtaren për blerje të diplomës.
