
Tayna në emisioni live ‘NIN’ në Klan Kosova është lidhur në thirrje telefonike dhe ka bërë të ditur se po ndan një shumë për familjen Abazi nga Gjilani.
Rep artistja tha para publikut së paratë e grumbulluara nga koncerti i ardhshëm do të ia dhuroj familjes Abazi nga Gjilani. Dy djem të kësaj familje kanë vdekur në Durrës si pasoj e tërmetit që kaploi Shqipërinë.
‘Ajo familje i ka kushtet shumë të rënda dhe kurrkush nuk është tu u marr me ta. Kështu që unë kom vendos parat e koncertit tim të ardhshëm me ia dhuru familjes Abazi, Aty ka jetimë’, tha Tayna në një komunikim të drejtpërdrejtë me Alaudin Hamitin.