
Komuna e Junikut, ka bërë progresë në fushën e të bërit biznes sa i përket regjistrimit të bizneseve të reja në këtë komunë, lajmin e ka bërë të ditur përmes një komunikate për medie pikërisht kjo komunë, ku edhe ka bërë shpërndarjen e çertifikatës së parë.
Sot kryetari i komunës z. Agron Kuçi, ne prani te zyrtareve per regjistrimin e bizneseve ndau certifikatën e parë kompanisë VB. Tofaj SH.P.K, kompnai e cila nga sot biznesin e saje e ka te regjistruar ne Komunën e Junikut si biznesi i pare i regjistruar ne sistemin per regjistrime të bizneseve në Junik. Transmeton GazetaProjekti.
Kryetari i komunës z. Agron kuçi falënderoj per bashkëpunimin zyrtaret nga agjensioni i regjistrimit të bizneseve, kryetari Kuçi theksoj se ky pavarësim i këtij dikasteri ka rëndësi te veçantë per komunën e Junikut sepse lehtëson procedurën e aplikimit te bizneseve te cilat veprojnë ne Junik.