970×90
970×90

Taksa 100% ide e dizajnuar në Serbi, e zbatuar nëKosovë

Taksa 100% ide e dizajnuar në Serbi, e zbatuar nëKosovë

Shkruar nga Safet Gërxhaliu

Realiteti i krijuar viteve të fundit në Kosovë është mu ashtu siç e dëshirojnë dhe e kanë ëndërruar armiqët më të mëdhenj tëshqipëtarëve dhe të Republikës së Kosovës.

Kriza politike që është duke e përcjellur Kosovën viteve tëfundit ka gjeneruar krizë ekonomike, shkatërrim të arsimit, shëndetësisë, getizim të shoqërisë kosovare dhe mbi të gjithadëmtim të imazhit të Kosovës nga i cili dëmtim sot nuk kainvestime të huaja në Kosovë dhe gjithashtu një Kosovë që ështëshëndërruar në vend për të ikur e jo për të ndërtuar ardhmërinë e të rinjve në vendin e tyre.

Një periudhë kohore e cila gjeneroj krizë morale, nga i ciliamoralitet është varrosur vlera dhe mbështetur e pozicionuarantivlera. Tragjedia më e madhe është që kjo antivlerë e ndërtuarnë padituri, servilitet dhe meritokraci partiake është instaluar nëinstitucionet më të larta shtetërore e në veçanti në agjensione, borde dhe ndërmarrje publike.

Si rrjedhojë e këtij realiteti të hidhur, sot Kosova ështëshëndërruar në vend për të ikur, në vend të mosbesimit, në vend të getoizimit dhe në vend për të cilin në institucione dhe tempujtë diturisë në të ardhmen do të mësohet se si nuk duhet qeverisurnjë shtet dhe si mund të shkatërrohet një shtet nga antivlera që e kaplon një shoqëri.

Duhet të kuptohet se nuk mund të jetohet nga patriotizmifolklorik dhe antivlera që dëshirojnë të gjënerojnë popullizëmsteril. Se popullizmi steril e ka koston e vet dhe e merr verdiktine qytetarit u dëshmua në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar.

Kur i analizojmë vitet e humbura në Kosovën se pas pamvarësimit 3 vitet lidhura me demarkacionin, ku pamjet ngaKosova ishin në të gjitha ekspozitat e fotografive të botës me gaz lotsjellës, me tentativë për të rrënuar Parlamentin e Kosovës, me demonstrata dhe brutalitet, dhe qka fitoj nga e gjithë kjoKosova?!

Dy vite pompozitet dhe popullizëm me një taksë 100% ndajprodukteve të Serbisë dhe nga Bosnja dhe Hercegovina është njëkohë shtesë e humbur e cila nuk do të kthehet më. 

Një taksë që la gjurmë negative në aspektin politik intern ku e kemi një luftë politike-klanore pro dhe kundër e cila mund tëshëndërrohet edhe në mollë sherri për trazira, një taksë e cilacenon raportet me SHBA dhe vendet mike evropiane të cilat janëedhe sponzorizuesit më të mëdhenj të pavarësisë së Republikëssë Kosovës. 

Një taksë që në aspektin ekonomik më së shumti e goditiqytetarin e Kosovës, taksë e cila gjeneroj rritje të inflacionit, rritje të çmimit të produkteve bazike për shportën e qytetarit, ulikonkurueshmërinë e produkteve “Made in Kosova”, ulieksportin e produkteve vendore dhe shkaktoj rritje enorme tëimportit nga vendet e rajonit dhe më gjerë, dekurajoj investimetdhe investitorët e huaj, demotivoj diasporën për të investuar dheshëndërroj Kosovën në një ndër vendet më të shtrenjta për tëjetuar. Dhe kur gjithë kësaj i shtohet fakti që produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk u zhdukënnga tregu kosovar, dëshmon që kjo taksë e fortësojinformalitetin dhe evazionin fiskal, e rriti importin ngaBullgaria, Maqedonia , Shqipëria por edhe nga vendet e ishbashkimit Sovjetik me produkte të njejta por vetëm tërietiketuara prandaj këto mallra që u paguan 400 milion falëkëtij manovrimi tregtar qytetarët e Kosovës i paguan shumë mështrenjtë.

Kur kemi parasysh faktin tjetër që në munges të sundimit tërendit dhe ligjit shumë agjensione shtetërore të Republikës sonësot janë më tepër në mbështetje të grupeve të caktuara tëinteresit dhe për aq sa paguhen nga buxheti i shtetit, trefishin e marrin nga ato grupe, atëher mund të mendoni nivelin e evazionit fiskal dhe ekonomisë së hirtë që e ka kapluar Kosovënsi pasojë e kësaj takse.

Në aspektin integrues është ndërpritur dialogu, Kosova u getizua, për liberalizim mund të shpresohet por len hapësirë përtu realizuar dhe kur e gjitha kjo të analizohet që miqët më besniktë Kosovës janë kundërshtar të një vendimi të tillë e dëshmon se sa e rrezikshme ka qenë kjo taksë për ngulfatjen e të sotmes dhetë ardhmërisë së Kosovës.

Kur kritikët dhe analistët ngritën zërin kundër një vendimi tëtillë të pa analizuar, të pa argumentuar dhe të pa arsyetuar, u shpallën tradhëtar, matrapaz dhe të shitur. 

Por kur dihet që në kabinetin e ish-qeverisë së Republikës sëKosovës ka pasur njerëz në pozita më të larta pranë këtijkabineti, bashkëpunëtorë të Serbisë dhe bashkëthemelues tëpartive më radikale serbe dhe antishqiptare të cilët për tëarsyetuar besnikërinë e tyre ndaj Serbisë kanë rekomanduarndoshta një vendim të tillë, paramendoni çmimin që ështëpaguar nga Kosova dhe profitet politike, ekonomike, psikologjike, diplomatike që është duke i korrur Serbia si pasojëe një vendimi të tillë.

Koha është dëshmitari dhe gjykatësi suprem i çdo procesi sepseatë që e dëshmon dhe e vërteton koha është shumë e rëndësishme por për fat të keq shumë probleme të krijuara me qëllim apo pa qëllim janë duke e ngulfatur ardhmërinë tonë.

Sakrifica, vuajtja dhe ëndrra e qytetarëve të Kosovës ka qenëdëshira dhe shpresa për një Kosovë pak më ndryshe, një Kosovëtë vlerave, të sakrificave, të vizionit dhe të promovimit tëkulturës nga të kulturuarit dhe jo nënçmim të vlerave nga të paarsimuarit.

Se nga kjo taksë fituan ata po e dijmë, por pse ka rënë në këtëgrackë Kosova besoj se do ta dijmë por do të jetë vonë.

Related posts