970×90
970×90
970×90
970×90

Takimi i parë i Vjosa Osmanit si presidente

Takimi i parë i Vjosa Osmanit si presidente

 Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani në ditën e parë të saj të punës në këtë pozitë, ka pritur në takim s shefin e Zyrës së BE-së, në Kosovë, Tomas Szunyog, si dhe ambasadorët e vendeve të Kuintit.


Në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se Osmani i informoi ambasadorët e Kuintit me zhvillimet e fundit politike në vend dhe rolin e saj si ushtruese e detyrës së Presidentes në ruajtjen e stabilitetit institucional, unitetin politik, si dhe maturinë dhe kujdesin të cilin institucionet e vendit po e tregojnë në këtë fazë.

Osmani tha se do të punojë fuqishëm me të gjitha institucionet e vendit, partitë politike dhe ambasadat e vendeve mike, për ta forcuar më tej jetën politike dhe institucionale në vend.

Ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe ai i BE-së e siguruan u.d. Presidenten Osmani për përkrahjen e mëtejme të vendeve të tyre për popullin dhe institucionet e Kosovës, si dhe i dëshiruan sukses në përgjegjësitë e reja, të cilat ia jep Kushtetuta e vendit.

Vjosa Osmani po ushtron detyrën e Presidentit të Kosovës, pasi që ish-presidenti, Hashim Thaçi u dorëhoq nga kjo pozitë pasi ndaj tij u konfirmuar aktakuza për Krime Lufte.

Thaçi në konferencë për media njoftoi se në Hagë do të udhëtojë si qytetar i Kosovës dhe jo si president i vendit, çka edhe ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Në Hagë do të udhëtojë edhe ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli të cilit i është konfirmuar gjithashtu aktakuza nga Specialja, si dhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi.

Related posts