970×90
970×90

Takimi i 27 shkurtit, Borrell fillimisht i takon ndaras Kurtin dhe Vuçiqin përpara takimit të përbashkët

Takimi i 27 shkurtit, Borrell fillimisht i takon ndaras Kurtin dhe Vuçiqin përpara takimit të përbashkët

Takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet me 27 shkurt në Bruksel.

Siç njoftohet Borrell bashkë me ndërmjetësin evropian, Miroslav Laçak fillimisht do të zhvillojnë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët.

Në takim pritet edhe pranimi formal i planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri ka thënë se shpreson që të dy palët të jenë në gjendje ta pranojnë këtë propozim si rrugë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka thënë se nga ky takim presin të ketë diskutime të mëtutjeshme edhe të ecin mbi bazën e propozimit evropian.

Duke folur për çështjen e Asociacionit, kryeministri tha shpreson që diskutimet të jenë të fokusuara tek nisa franko-gjermane, dhe jo tek “interesat e njërës palë”.

“Në kemi propozimin me iniciativën franko gjermane. Ne presim që të ketë diskutime dhe të ecim përpara në bazën e atij diskutimi. Jo pak varet nga fascilituesit apo ndërmjetësuesit pas ditës së hënë e dimë”- ka thënë Kurti gjatë ditës së djeshme.

Edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për pritshmëritë e tij lidhur me takimin e 27 shkurtit me kryeministrin Kurti në Bruksel.

Vuçiq ka thënë se nuk pret që ky takim të jetë edhe aq frytdhënës, pasi, sipas tij, me kryeministrin Kurti “nuk ka shumë biseda”.

“Me Kurtin nuk ka shumë biseda. Ai njeri menjëherë fillon të flasë për Slobodan Milosheviqin, vuajtjet e tij…, nuk e di, Adem Demaçin… Atëherë e kuptoni se ai ka mbetur prapa në atë kohë, dhe kaq…”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka shtuar se në takimin e 27 shkurti në Bruksel sigurisht do të flitet për formimin e Asociacionit dhe, siç tha ai, “për këtë do të duhet të flasin edhe përfaqësuesit evropianë”.

Related posts