Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Singapor u mbajt takimi ndërmjet Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong-un.
Ky ishte një takim historik, pasi shihte që për herë të parë një president i Shteteve të Bashkuara, të takohej me një lider të Koresë së Veriut.
Palët janë ulur në tryezë në orarin e paracaktuar, ndërsa Trump dhe Kim Jong-un kanë shtrënguar duart para nisjes së bisedimeve.
Të dy palët u shoqēruan në takim nga stafet më të ngushta, ndërsa çështja e denuklearizimit dhe ajo e shpërndarjes së tensionit në rajon, ishin në qendër të diskutimit.
Në orët në vijim pritet që palët të japin më shumë detaje mbi takimin dhe çfarë u arrit në të.