970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Takimet e Blendi Fevziut

Takimet e Blendi Fevziut

Gazetari i njohur Blendi Fevziu mund të ketë realizuar me qindra intervista gjatë karrierës së tij në ekran, por sa duket, janë 39 personazhe, ata të cilët i kanë lënë më së shumti mbresa atij.

Për këtë arsye, ka rrëfyer mbi to në librin e ri të publikuar, “Takimet e mia me…”, ku gazetari tregon më shumë mbi jetën e 39 personazheve, të cilët e kanë dominuar historinë e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Siç vetë Fevziu e thekson, të gjithë ata, i ka njohur personalisht.

Emra shumë të spikatur nga bota e politikës, kulturës, por edhe përtej, me histori të përshkruara nga Nënë Tereza, nobelistja shqiptare me famë botërore.

Ndër personazhet e politikbërjes, spikat treshja më influencuese në kursin e pluralizmit në Shqipëri: Sali Berisha, Fatos Nano dhe Edi Rama.

Pas nuk mbesin as aktorët politikë nga Kosova, si Adem Demaçi, Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, apo Behgjet Pacolli.

Edhe faktori maqedonas bën pjesë në këtë libër, me histori nga jeta e Ali Ahmetit, apo Arbën Xhaferit.

Nuk është gjithçka politike megjithatë në “takimet e Fevziut”.

Ka vend për të gjithë…

Kush kërkon të lexojë mbi shkronjat e kulluara shqipe, mund t’i drejtohet kapitujve mbi Ismail Kadarenë, apo Rexhep Qosen, Petro Markon e Dritëro Agollin.

Dikush i prirur për nga artet pamore, nuk mund të mos shfletojë faqet mbi artistin e merituar Maks Velo, apo Ibrahim Kodrën.

Historitë mbi historianin e shquar Kristo Frashëri ndodhen ndër 350 faqet e “Takimeve të Fevziut”.

Ndërkaq, edhe shije të reja, si rrëfimi mbi Albin Kurtin, apo Dritan Abazoviç.

Gjurmë këto të një shekulli të tërë shqiptar, shumë të larmishëm, shumë të trazuar, por edhe magjepsës.

Related posts