Tahirsylaj ka thënë se Kosova do të vazhdoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore të cilat vijnë nga pjesa verilindore e rajonit.
Sipas tij, temperatura minimale do të luhatet nga minus 9 deri minus 5 gradë Celsius, ndërsa më e larta nga minus 1 deri 2 gradë Celsius.
Tahirsylaj po ashtu tregoi se kjo gjendje sinoptike është e paqëndrueshme, pasi të premten dhe të shtunën do të ndërpriten reshjet.
“Të premten dhe të shtunën do të ndërpriten reshjet, ndërsa të dielën dhe të hënën do të ketë ndonjë reshje sporadike jo në shkallë vendi. Prandaj na pret një javë tjetër më e mirë se kjo javë që po kalojmë”, u shpreh ai.
Eksperti i meteorologjisë, theksoi se këto reshje të borës e kanë efektin e vet pozitiv për kulturat bujqësore.
“Mbulesa e borës i mbron nga dëmtimi i ngricave dhe kanë efekt shumë pozitiv”, tha ndër të tjera, profesori universitar, Sylë Tahirsylaj.
Për dallimi nga Tahirsylaj, Mendim Rugova ka parashikuar mot të ftohtë në fillim të javës së ardhshme