970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Tahiri: Asociacioni nuk po kontestohet prej askujt, po themelohet pa njohjen finale

Tahiri: Asociacioni nuk po kontestohet prej askujt, po themelohet pa njohjen finale

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka komentuar deklaratat e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Tahiri ka thënë se është çështje ditësh kur modaliteti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të zgjidhet.

Sipas tij, po themelohet një institucion i cili do të themelohej kur të jetë njohja finale e shtetësisë së Kosovës nga Serbia.

“Obligimin ndërkombëtar e kemi në derë, ajo që është më e rëndësishmja modalitetin se si do ta zgjedhin kjo Qeveri apo ndonjë qeveri tjetër nuk është e rëndësishmë, çështja është se ktu Asociacioni nuk po kontestohet prej askujt, tashmë është në tavolinën e kryeministrit dhe si e tha edhe ambasadori është çështje e ditëve kur ky modalitet do të zgjidhet, ajo e madhja është arritë, marrëveshja është arritë, por ajo që është më e rëndësishmja është që po e themelojmë një institucion të cilin e kemi pasë për me themelu athëherë kur do ta kemi njohjen finale”, tha ai
Ai thotë se opozita janë të gatshëm ta mbështesin Qeverinë për ti përmbushur obligimet ndërkombëtare.

“Në qeverinë Thaçi, përfaqësuesit e ShBA-ve takoheshin me ne para dhe pas takimeve”, tha ai.

Tahiri shton se Marrëveshja e Ohrit do të implementohet pavarësisht a është Albin Kurti kryeministër apo nuk është, sepse tashmë kjo është një obligim ndërkombëtar.

Jeffrey Hovenier, ambasadori amerikan në Kosovë, ka deklaruar mbrëmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës plotësisht e mbështesin propozimin evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që iu prezantua kryeministrit Albin Kurti nga pesëshja diplomatike, më 21 tetor.

Hovenier tha se ShBA është në të njëjtën linjë me Francën, Gjermaninë, dhe Italinë për draft-statutin e Asociacionit.

“Në deklaratën e fundit të presidentit të Francës, kancelarit të Gjermanisë dhe kryeministrit të Italisë, ata përshkruan draft-statutin – që ata e dinë se e miratojnë plotësisht dhe do të shtoj, Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht – si një “mënyrë bashkëkohore evropiane për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane brenda parametrave të përcaktuar nga palët”. Ne pajtohemi me këtë”, deklaroi ai në Kanal 10.
Tutje, ambasadori Hovenier shtoi se Asociacioni “është një përkushtim, obligim i Kosovës” por se gjithashtu ShBA e kuptojnë dhe pranojnë se “ai Asociacion i komunave me shumicë serbe duhet të kufizohet në mënyra të caktuara”, tha ambasadori në Kanal 10.

Related posts