970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Sylejman Selimi: Ramushi e mban fjalën deri në fund

Sylejman Selimi: Ramushi e mban fjalën deri në fund



Sylejman Selimi, ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së dhe ish-ambasadori i Kosovës në Tiranë në një rrëfim të gjatë pas lirimit nga burgu ka folur për shumë gjëra, si luftën, UÇK-në, njohjen me Adem Jasharin, por edhe për kohën e tashme, duke dhënë vlerësime edhe për lidër e vendit.

Ai ndër të tjerat, ka folur edhe për Thaçin, Veselin, por edhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Për ketë të fundit, ai ka folur fjalët më të mira.

“Familja Haradinaj ka dhënë shumë për Kosovën dhe pas familjes Jashari, mbetet familja më e respektuar në Kosovë”, tha Selimi, duke shtuar se me Ramushin e lidhin shumë çështje, dhe se ai e mban fjalën e dhënë deri në fund.

Sipas tij, në momentin që e ka ftuar për kafe, ai ia ka propozuar pozitën për këshilltar, të cilën Selimi tha se e ka pranuar më shumë kënaqësi.

Related posts