![Sveçla: Policia në bashkëpunim me AKI’në kanë arritur të identifikojnë kriminelët në veri](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/06/D57956A6-B9A2-4B9E-AD8F-877B794E8B93.jpeg)
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë kanë arritur të identifikojnë kriminelët në veri.
Sveçla ka thënë se thënë se një gjendje kriminale ka mbizotëruar për 20 vjet dhe ka shumë eksponentë kriminalë.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me AKI-në, si dhe me Shërbimet e vendeve aleate, ka arritur që shumicën nga këta kriminelë t’i identifikojë. Mos të harrojmë se një gjendje kriminale ka mbizotëruar për 20 vjet dhe ka shumë eksponentë kriminalë , të cilët nuk e kanë për herë të parë të sulmojnë qoftë policinë, qoftë qytetarët të thjeshtë, apo mediat, e kësaj radhe edhe pjesëtarët e Misionit të KFOR-it.” – ka thënë ai për RTK.
Gjatë intervistës në RTK, Sveçla ka thënë se situata në veri sot ka qenë më e qetë për dallim nga ditët tjera ku pati incidente e veprime jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi.