
Suzana Mushkolaj ka kurorëzuar lidhjen e dashurisë me martesë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Facebook, derisa ka publikuar edhe fotografi me partnerin e saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Çifti janë kurorëzuar në bjeshkët e Rugovës, vend ky të cilin Mushkolaj e ka shumë për zemër.
“Dje (08-11-2021) unë dhe Besnik Z. Nikqi-avokat, dashurinë tonë e kurorëzuam me martesë në Bjeshkët e Nemuna”, ka shkruar Mushkolaj.
Ndryshe, Suzana, kishte lënë jetën në Amsterdam, për të jetuar në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.