970×90
970×90

Superliga rikthehet me sfida drithëruese, spikat dueli Prishtina-Ballkani

Superliga rikthehet me sfida drithëruese, spikat dueli Prishtina-Ballkani

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë fundjave më ndeshjet e xhiros së pestë.

Ky vikend pritet të jetë i zjarrtë për skuadrat elitare. Padyshim se kryendeshja e kësaj xhiro, do të luhet në ‘Fadil Vokrri’, ku Prishtina i bën ‘konak’ Ballkanit.

Të dy skuadrat e kanë nisur mjaft mirë këtë sezon të garave, andaj në duelin e të dielës mbrëma, sfida mes prishtinasve dhe kampionëve në fuqi të Kosovës, parashikohet të prodhojë një super-ndeshje.

Tifozët e Prishtinës ‘Plisat’ por edhe ‘Xhebrailat’ nga Suhareka, kanë paralajmëruar atmosferë fantastike në kryederbin e kësaj fundjave.

Java e pestë do të nis të shtunën pasdite ku do të përballen Drita-Llapi dhe Trepça ’89-Malisheva.

Ndërkaq, të dielën përveç duelit Prishtina-Ballkani, do të luhen edhe duelet Dukagjini-Gjilani dhe Drenica-Ferizaj.

Superliga / Java e pestë

E shtunë:

Drita – Llapi

Trepça ’89 – Malisheva

E diel:

Prishtina – Ballkani

Dukagjini – Gjilani

Drenica – Ferizaj.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro nisi në orën 15:00, përveç derbit mes Prishtinës dhe Ballkanit që luhet prej orës 20:00.

Related posts