970×90
970×90
970×90
970×90

Sulmuesi në Paris vret një kalimtar me thikë

Sulmuesi në Paris vret një kalimtar me thikë

Nga sulmi me thikë në zemër të Parisit, ka vdekur një prej të sulmuarve, ka raportuar BFM TV, transmeton Reuters.
Një burim policia ka konfirmuar se ka pasur një sulm me thikë pa dhënë detaje tjera.

Në një prej videove shihet një person i shtrirë në tokë, por që nuk dihet se a është i sulmuesit të vrarë nga Policia, apo i ndonjë prej viktimave.

Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes dhe nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

Dëshmitarët okularë thanë se ngjarja shkaktoi panik tek të gjithë banorët që ishin pranë vendit të ngjarjes.

Përgjigjen e policisë ndaj autorit e ka përshëndetur edhe ministri i Brendshëm i Francës Gerard Collomb.

“Mendimet e mia janë për viktimat e këtij akti të tmerrshëm”, tha ministri.

Related posts