970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Sulmohet me gurë ekipi i ATV-së në Zveçan, lëndohen gazetari dhe kameramani

Sulmohet me gurë ekipi i ATV-së në Zveçan, lëndohen gazetari dhe kameramani

Protestuesit kanë goditur me gurë e gjësende të forta gazetarin, kameramanin e shoferin e ATV-së, ndërsa kanë demoluar edhe veturën.

Si pasojë lëndime të lehta trupore kanë marrë gazetari Fatlum Jashari dhe kameramani Blend Thaçi, si dhe iu janë thyer xhamat veturës.

E gjithë ngjarja ka ndodhur derisa në Mitrovicë të Veriut, Policia ka nisur aksionin për arrestimin e Milun Milenkoviq.

Gazetari Fatlum Jashari, ka njoftuar se ekipi e ATV-së, i cili ishte në terren në Zveçan, është sulmuar menjëherë pasi protestuesit serb lokal kanë kuptuar se në Mitrovicë të Veriut është arrestuar një serb.

Jashari ka treguar se është dashtë ndërhyrja e KFORIT dhe EULEX-it për t’i ofruar siguri ekipit të ATV-së dhe largim të sigurt të tyre nga vendi i ngjarjes.

Ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Ky Asociacion ka shprehur shqetësim në lidhje me mungesës së sigurisë për gazetarët në veri të vendit.

“AGK vazhdon të jetë i shqetësuar për ekipet e medieve që po raportojnë nga veriu i vendit, andaj ju bëjmë thirrje Policisë së Kosovës, dhe prezencës ndërkombëtare atje të krijojnë kushte më të mira për ta”, thuhet në reagim.

Related posts