970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Sulmohet ekipi i RTV 21 në Mitrovicë

Sulmohet ekipi i RTV 21 në Mitrovicë

Sulmet ndaj gazetarëve që po raportojnë për gjendjen në veri nuk kanë të ndalur. Kësaj here është sulmuar kameramani i Radio Televizionit 21, Berat Bahtiri nga persona të maskuar në Mitrovicën e Veriut. 

Sipas raportohet nga gazetari Venhar Isufi, personat e maskuar të cilët e kanë sulmuar kameramanin Bahtiri ia kanë marr telefonin derisa ka qenë duke xhiruar dhe ia kanë thyer.

Sipas tij, siguria e gazetarëve të cilët po raportojnë në veri është shumë e mangët dhe se janë të rrezikuar.

Gjatë ditës së sotme dhe dje janë raportuar dhjetëra sulme ndaj gazetarëve dhe veturave të mediave, në veri të vendit.

Lidhur me sulmet ndaj tyre ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës të cilët kanë njoftuar se gjendja e gazetarëve që po raportojnë nga veriu po rëndohet edhe më shumë, dhe nuk po u ofrohet mbrojtje e drejtpërdrejtë nga KFOR, dhe prezenca tjetër ndërkombëtare.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është thellësisht i shqetësuar me pamjet e sulmit ndaj kameramanit, dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të sigurisë që ta trajtojnë rastin sa më parë në mënyrë që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë. Njëherësh, AGK-ja, u bën thirrje Policisë së Kosovës që t’i sigurojnë gazetarët në mënyrë që të njëjtit të raportojnë pa u rrezikuar dhe penguar”, thuhet në reagimin e AGK.

Related posts