
Disa zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht ndërsa po kryenin detyrën e tyre tek rrethi kryesor në Mitrovicë.
Klan Kosova merr vesh se e gjithë ngjarja ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje mes disa qytetarëve me policinë, për shkak të zonës së parkingut.
Siç shihet në pamjet e Jepi Zë, policia ndalon një person dhe provon ta nxjerrin nga vetura pas rezistencës, por rreziku erdhi nga ana tjetër.
Një tjetër person godet policin me shqelm dhe e gjuan përtoke. Polici i drejton armën për ta ndalur por ai vazhdon përsëri.
Lidhur me këtë rast mësohet poashtu se janë duke u intervistuar tre persona të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.